Aplikacioni Videos përfshin një buton Alternate Track , të cilin mund ta prekni për të zgjedhur titrat sipas videos që shikoni. Titrat standarde janë zakonisht të listuara, por nëse preferoni titra me akses të veçantë, si p.sh. titra për personat që nuk dëgjojnë dhe personat me probleme me dëgjimin (SDH), ju mund të vendosni që iPhone të listojë ato kur të jenë të disponueshme.
Zgjedhja e preferencës për titra të aksesueshme për personat me vështirësi në dëgjim në listën e titrave të disponueshme: Aktivizoni Settings > General > Accessibility > Subtitles & Captioning > Closed Captions + SDH. Kjo aktivizon edhe titrat në aplikacionin Videos.
Zgjedhja nga titrat e disponueshme: Prekni ndërsa shikoni një video te Videos.
-
Personalizimi i titrave: Shkoni te Settings > General > Accessibility > Subtitles & Captioning > Style, ku mund të zgjidhni një stil ekzistues titrash ose mund të krijoni një stil të ri bazuar në zgjedhjen e të mëposhtmeve:
Fonti, përmasa dhe ngjyra
Ngjyra e sfondit dhe tejdukshmëria
Tejdukshmëria e tekstit, stili i cepave dhe theksimi
Jo të gjitha videot përfshijnë titrat.