Shumë aplikacione ju lejojnë të zmadhoni ose të zvogëloni artikuj specifikë. Për shembull, ju mund të prekni dy herë ose të bashkoni gishtat për të zgjeruar kolonat e faqes së internetit te Safari. Ka edhe një veçori të aksesueshmërisë së Zoom që ju lejon të zmadhoni të gjithë ekranin e një aplikacioni që përdorni. Zoom mund ta përdorni së bashku me VoiceOver.

  • Aktivizimi ose çaktivizimi i zmadhimit: Shkoni te Settings > General > Accessibility > Zoom. Ose, përdorni Accessibility Shortcut. Shikoni Accessibility Shortcut.

  • Zmadhimi ose zvogëlimi: Prekni ekranin dy herë me tre gishta.

  • Ndryshimi i zmadhimit: Me tre gishta, prekni dhe zvarritni lart ose poshtë. Gjesti prek-dhe-zvarrit është i ngjashëm me prekjen e dyfishtë, vetëm se ju nuk i ngrini gishtat në prekjen e dytë, por i zvarritni ato mbi ekran. Pasi të filloni zvarritjen, mund të zvarritni me një gisht të vetëm. iPhone kthehet te zmadhimi i rregulluar kur zmadhoni dhe zvogëloni sërish duke përdorur prekje të dyfishtë me tre gishta.

  • Panoramimi nëpër ekran: Kur pamja është e zmadhuar, zvarritni ekranin me tre gishta. Pasi filloni zvarritjen, ju mund të vazhdoni edhe me një gisht të vetëm. Ose, mbajeni një gisht të vetëm afër buzës së ekranit për t'u fokusuar në atë anë. Zhvendoseni gishtin më afër buzës që të fokusoheni më shpejt. Kur hapni një pamje të re, Zoom shkon lart në pjesën e sipërme të mesit të ekranit.

Ndërkohë që përdorni zmadhimin me një tastierë Apple me valë (shikoni Përdorimi i një tastiere Apple me valë), imazhi në ekran ndjek pikën e futjes, duke e mbajtur atë në qendër të ekranit.