Prekni çmimin e aplikacionit (ose prekni Free) dhe më pas prekni Buy për ta blerë. Nëse është falas, prekni .
Nëse shikoni në vend të çmimit, ju e keni blerë tashmë aplikacionin dhe mund ta shkarkoni sërish pa pagesë. Ndërkohë që shkarkohet ose përditësohet një aplikacion, ikona e tij shfaqet në ekranin Home me një tregues të ecurisë.
Përdorni një kartë ose kod dhurate: Prekni Featured, lëvizni në fund dhe më pas prekni Redeem.
Dërgimi i një dhurate: Shikoni artikullin që dëshironi të dhuroni, më pas prekni dhe Gift.
Kufizimi i blerjeve në aplikacion: Shumë aplikacione ofrojnë përmbajtje shtesë ose përmirësime në këmbim të një pagese. Për të kufizuar blerjet që mund të bëhen nga brenda një aplikacioni, shkoni te Settings > General > Restrictions (sigurohuni që të jetë aktivizuar Restrictions), më pas çaktivizoni In-App Purchases. Shikoni Restrictions.
Fshirja e një aplikacioni: Prekni dhe mbani prekur ikonën e aplikacionit që dëshironi, në ekranin Home, derisa ikona të fillojë të lëkundet, më pas prekni . Kur të mbaroni shtypni butonin Home. Aplikacionet e integruara nuk mund t'i fshini. Fshirja e një aplikacioni fshin gjithashtu të dhënat e tij. Mund të shkarkoni sërish pa pagesë çdo aplikacion që keni blerë më parë nga App Store.
Për informacion në lidhje me fshirjen e të gjitha aplikacioneve, të dhënave dhe cilësimeve tuaja, shikoni Rindezja ose rivendosja e iPhone.