Për të vendosur opsionet për App Store, shkoni te Settings > iTunes & App Store. Ju mund të:
Shikoni ose modifikoni llogarinë tuaj: Prekni Apple ID tuaj, më pas prekni View Apple ID. Për të ndryshuar fjalëkalimin tuaj prekni fushën Apple ID.
Hyrja duke përdorur një tjetër ID Apple: Prekni emrin e llogarisë suaj, më pas prekni Sign Out. Më pas vendosni Apple ID tjetër.
Çaktivizimi i shkarkimeve automatike: Prekni Apps te Automatic Downloads. Aplikacionet përditësohen automatikisht me anë të Wi-Fi, përveçse nëse nuk e çaktivizoni opsionin
Shkarkimi i aplikacioneve duke përdorur rrjetin celular: Aktivizoni Use Cellular Data. Shkarkimi i aplikacioneve përmes rrjetit celular mund ketë tarifa nga operatori. Aplikacionet Newsstand përditësohen vetëm përmes Wi-Fi.