Nëse e dini se çfarë po kërkoni, prekni Search: Ose prekni Categories për të shfletuar sipas llojit të aplikacionit.
Dëshironi t'i tregoni një shoku për një aplikacion? Gjeni aplikacionin, prekni më pas zgjidhni metodën. Shikoni AirDrop, iCloud dhe mënyra të tjera për të ndarë.
Përdorimi i Wish List: Për të gjurmuar një aplikacion që mund të dëshironi të blini më vonë, prekni në faqen e aplikacionit, më pas prekni Add to Wish List.
-
Çfarë aplikacionesh po përdoren aty pranë? Prekni Near Me për të gjetur aplikacionet më të përdorura nga të tjerët rrotull jush. (Shërbimet e vendndodhjes duhet të jenë të aktivizuara në Settings > Privacy > Location Services.) Provojeni këtë në një muze, eveniment sportiv, ose kur jeni duke udhëtuar, për të pasur një eksperiencë edhe më të detajuar.