Kërkimi për ngjarjet: Prekni , më pas futni tekstin në fushën e kërkimit. Kërkohen titujt, të ftuarit, vendndodhjet dhe shënimet për kalendarët që po shikoni
Shikimi i një kalendari javor: Rrotulloni iPhone anash.
Ndryshimi i pamjes: Prekni një vit, muaj apo ditë për të zmadhuar ose zvogëluar kalendarin.
Shikimi një liste me ngjarje: Në pamjen mujore, prekni për të parë ngjarjet e një dite. Në pamjen ditore, prekni për të parë një listë të ngjarjeve.
Ndryshimi i ngjyrës së kalendarit: Prekni Calendars, pastaj prekni ngjitur me kalendarin dhe zgjidhni një ngjyrë nga lista. Për disa llogari kalendaresh, si p.sh. Google, ngjyra caktohet nga serveri.
Rregullimi i një ngjarjeje: Prekni dhe mbani prekur një ngjarje, pastaj zvarriteni drejt një kohe të re, ose rregulloni pikat e kapjes.