Aktivizimi i kalendarëve të iCloud, Google, Exchange ose Yahoo!: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, prekni një llogari dhe më pas aktivizoni Calendar.
Pajtimi në një kalendar: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars dhe më pas zgjidhni Add Account. Prekni Other, më pas prekni Add Subscribed Calendar. Futni serverin dhe emrin e skedarit .ics te i cili do të pajtoheni. Mund të pajtoheni në një kalendar iCalendar (.ics) të publikuar në internet duke prekur një lidhje që çon te kalendari.
Shtimi i një llogarie CalDAV: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, prekni Add Account dhe më pas prekni Other. Te Calendars, prekni Add CalDAV Account.
Shikimi i kalendarit Birthdays: Prekni Calendars dhe më pas prekni Birthdays për të përfshirë ditëlindjet nga Contacts së bashku me ngjarjet tuaja. Nëse keni konfiguruar një llogari Facebook, mund të përfshini gjithashtu ditëlindjet e shokëve tuaj të Facebook.
Shikimi i kalendarit Holidays: Prekni Calendars dhe më pas prekni Holidays për të përfshirë festat kombëtare së bashku me ngjarjet tuaja.
Shikimi i shumë kalendarëve njëherësh: Prekni Calendars dhe më pas përzgjidhni kalendarët që dëshironi të shikoni.
Zhvendosja e një ngjarjeje te një kalendar tjetër: Prekni ngjarjen, prekni Edit, më pas prekni Calendars më pas zgjidhni një kalendar ku do ta zhvendosni.