HDR (“high dynamic range”) ju ndihmon të nxirrni foto të shkëlqyera, edhe në situata me kontrast të lartë. Pjesët më të mira të tre fotove të shpejta, të nxjerra në ekspozime të ndryshme (të gjata, normale dhe të shkurtra), gërshetohen së bashku në një foto të vetme.

  • Përdorimi i HDR: (Kamerat iSight dhe kamera FaceTime e iPhone 5s) Prekni butonin HDR në pjesën e sipërme të ekranit. Për rezultate optimale, mbani pa lëvizur iPhone dhe subjektin. (Blici është i çaktivizuar për shkrepjet me HDR).

Në iPhone 5s, mund të zgjidhni HDR Auto dhe iPhone do të përdorë HDR kur është më efikas.

  • Mbajtja e fotos normale përveç versionit HDR: Shkoni te Settings > Photos and Camera.

Versionet HDR të fotove në Camera Roll shënohen me “HDR” në kënd.