Shpejt! Merr kamerën! Nga ekrani Lock, thjesht rrëshqitni
lart. Ose rrëshqitni lart nga fundi i ekranit për të hapur Control Center, më pas prekni
.
Shënim: Kur hapni Camera nga ekrani Lock, ju mund të shikoni (dhe madje redaktoni) fotot dhe videot duke prekur miniaturën në këndin e poshtëm majtas të ekranit. Për të ndarë foto dhe video, në fillim zhbllokoni iPhone.

Me iPhone, mund të bëni si fotografi ashtu edhe video HD. Dhe ka dy kamera, përveç kamerës iSight në pjesën e pasme, në pjesën e përparme është një kamera FaceTime për thirrjet FaceTime dhe autoportrete. Blici LED ofron ndriçim shtesë kur ju nevojitet, madje edhe si elektrik, thjesht rrëshqiteni te Control Center. Shikoni Control Center.