Përveç futjes së kontakteve, mund të kryeni si më poshtë:

  • Përdorimi i kontakteve në iCloud:  Shkoni te Settings > iCloud, më pak aktivizoni Contacts.

  • Importimi i shokëve të Facebook:  Shkoni te Settings > Facebook, më pas aktivizoni Contacts te lista “Allow These Apps to Use Your Accounts”. Kjo krijon një grup Facebook te Contacts.

  • Përdorimi i kontakteve të Google: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, më pas prekni llogarinë tuaj Google dhe aktivizoni Contacts.

  • Aksesimi i një Liste Globale Adresash të Microsoft Exchange:  Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, më pas prekni llogarinë tuaj Exchange dhe aktivizoni Contacts.

  • Konfiguroni një llogari LDAP ose CardDAV për të aksesuar direktoritë e bizneseve ose shkollave:  Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Add Account > Other. Më pas prekni “Add LDAP Account” ose “Add CardDAV Account” dhe futni informacionin e llogarisë.

  • Sinkronizimi i kontakteve nga kompjuteri juaj ose Yahoo!:  Te iTunes në kompjuterin tuaj, aktivizoni sinkronizimin e kontakteve, aktivizoni sinkronizimin e kontakteve në panelin informativ të pajisjes. Për informacion, shikoni iTunes Help.

  • Importimi i kontakteve nga karta SIM (GSM):  Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Import SIM Contacts.

  • Importimi i kontakteve nga një vCard:  Prekni një bashkëngjitje .vcf në një email ose mesazh.

  • Kërkimi në një direktori: Prekni Groups, prekni direktorinë GAL, CardDAV ose LDAP që dëshironi të kërkoni, pastaj futni kërkimin tuaj. Për të ruajtur informacionin te kontaktet tuaja, prekni Add Contact.

  • Shfaqja ose fshehja e një grupi: Prekni Groups, pastaj zgjidhni grupet që dëshironi të shikoni. Ky buton shfaqet vetëm nëse keni më shumë se një burim kontaktesh.

  • Përditësimi i kontakteve me Twitter: Shkoni te Settings > Twitter dhe më pas prekni Update Contacts. Twitter përputh adresat e emailit dhe numrat e telefonit për të shtuar emra përdoruesish të Twitter dhe foto në kartat e kontakteve.

Kur keni kontakte nga disa burime, mund të keni disa hyrje për të njëjtin person. Në mënyrë që kontaktet e tepërta të mos shfaqen në listën All Contacts, kontaktet nga burime të ndryshme që kanë të njëjtin emër lidhen me njëri-tjetrin dhe afishohen si një kontakt i unifikuar. Kur ju shikoni një kontakt të unifikuar, shfaqet titulli Unified Info.

  • Unifikimi i kontakteve: Nëse dy hyrje të të njëjtit person nuk lidhen automatikisht, ju mund t'i unifikoni ato manualisht. Redaktoni një prej kontakteve, prekni Edit, më pas prekni Link Contact dhe zgjidhni hyrjen e kontaktit tjetër me të cilën do ta lidhni.

Kontaktet e lidhura nuk bashkohen me njëri-tjetrin. Nëse ndryshoni ose shtoni informacionin në një kontakt të unifikuar, ndryshimet kopjohen në çdo llogari burim ku informacioni ekziston tashmë.

Nëse i lidhni kontaktet me emra ose mbiemra të ndryshëm, emrat në kartat individuale nuk do të ndryshojnë, por në kartën e unifikuar shfaqet vetëm një emër. Për të zgjedhur se cili emër duhet të shfaqet kur shikoni kartën e unifikuar, prekni Edit, prekni kartën e lidhur me emrin që preferoni dhe pastaj prekni Use This Name For Unified Card.