Përdorni AirPlay për të transmetuar muzikë, foto dhe video me valë drejt një Apple TV dhe pajisjesh të tjera të mundësuara për AirPlay në të njëjtin rrjet Wi-Fi si iPhone.
Shfaqja e kontrolleve të AirPlay: Rrëshqitni lart nga fundi i ekranit për të hapur Control Center, më pas prekni .
Transmetimi i përmbajtjes: Prekni , më pas zgjidhni pajisjen tek e cila dëshironi të transmetoni.
Kthimi te iPhone: Prekni , më pas zgjidhni iPhone.
Pasqyrimi i ekranit të iPhone në një televizor: Prekni , zgjidhni një Apple TV, më pas prekni Mirroring. Në krye të ekranit iPhone shfaqet një shirit blu, kur aktivizohet pasqyrimi i AirPlay.
Ju mund të lidhni gjithashtu iPhone me një televizor, projektor ose ekran tjetër të jashtëm duke përdorur kabllon apo adaptuesin e duhur Apple. Shikoni support.apple.com/kb/HT4108.