Përdorni AirPrint për të printuar me valë te një printer që mbështet AirPrint, nga aplikacione si Mail, Photos dhe Safari. AirPrint mund të mbështesë gjithashtu edhe aplikacione të tjera që disponohen në App Store.
iPhone dhe printeri duhet të jenë në të njëjtin rrjet Wi-Fi. Për më shumë informacion mbi AirPrint, vizitoni support.apple.com/kb/HT4356.
Printimi i dokumenteve: Prekni ose (në varësi të aplikacionit që përdorni).
Shikimi i gjendjes së një printimi: Shtypni dy herë butonin Home, pastaj prekni Print Center. Pulla në ikonë tregon se sa dokumente janë në radhë.
Anulimi i një printimi: Zgjidheni në Print Center, më pas prekni Cancel Printing.