iPhone ju lejon të ekzekutoni shumë aplikacione në të njëjtën kohë.
Shikimi i aplikacioneve të hapura: Klikoni dy herë butonin Home për të shfaqur ekranin e kryerjes së shumë detyrave. Rrëshqitni majtas ose djathtas për të parë më shumë. Për të kaluar në një aplikacion tjetër, prekeni atë.
Mbyllja e një aplikacioni: Nëse një aplikacion nuk po punon mirë, mund ta mbyllni me detyrim. Tërhiqeni aplikacionin lart nga ekrani i kryerjes së shumë detyrave. Më pas provoni ta hapni aplikacionin sërish.
Nëse keni shumë aplikacione, për t'i gjetur dhe hapur ato mund të përdorni Spotlight. Ulni poshtë qendrën e ekranit Home për të parë fushën e kërkimit. Shikoni Kërkimi.