Apple EarPods me telekomandë dhe mikrofon (iPhone 5 ose version i mëvonshëm) dhe kufjet e Apple me telekomandë dhe mikrofon (iPhone 4s ose version më i vjetër) përmbajnë një mikrofon, butona të volumit dhe butonin qendror, i cili ju lejon të përgjigjeni dhe të përfundoni thirrjet, dhe të kontrolloni luajtjen e audios dhe të videos edhe kur iPhone është i bllokuar.
Përdorimi i butonit qendror për të kontrolluar luajtjen e muzikës:
Vënia e këngës ose e videos në pauzë: Shtypni butonin qendror. Shtypni sërish për të rifilluar luajtjen.
Kapërcimi në këngën vijuese: Shtypni shpejt dy herë butonin qendror.
Kthimi në këngën e mëparshme: Shtypni shpejt tre herë butonin qendror.
Shpejtimi përpara: Shtypni shpejt dy herë butonin qendror dhe mbajeni shtypur.
Kthimi mbrapa: Shtypni shpejt tre herë butonin qendror dhe mbajeni shtypur.
Përdorni butonin qendror për t'u përgjigjur apo për të kryer thirrje:
Përgjigjja e një thirrjeje hyrëse: Shtypni butonin qendror.
Përfundimi i thirrjes aktuale: Shtypni butonin qendror.
Refuzimi i një thirrjeje hyrëse: Shtypni dhe mbani shtypur butonin qendror për rreth dy sekonda, pastaj lëshojeni. Dy tinguj të dobët konfirmojnë se e refuzuat thirrjen.
Kalimi në thirrje të sapoardhur ose në pritje dhe vendosja në pritje e thirrjes aktuale: Shtypni butonin qendror. Shtypni sërish për t'iu kthyer thirrjes së parë.
Kalimi në thirrje të sapoardhur ose në pritje dhe përfundimi i thirrjes aktuale: Shtypni dhe mbani shtypur butonin qendror për rreth dy sekonda, pastaj lëshojeni. Dy tinguj të dobët konfirmojnë se e përfunduat thirrjen e parë.
Përdorimi i Siri ose Voice Control: Shtypni dhe mbani shtypur butonin qendror. Shikoni Bërja e kërkesave ose Programi Voice Control.