Cilësimet e Wallpaper (sfondi në ekran) ju mundësojnë caktimin e një imazhi ose fotoje si sfond të ekranit të bllokimit. Mund të zgjidhni nga imazhet dinamike dhe ato statike.
Ndryshimi i sfondit: Shkoni te Settings > Wallpapers & Brightness > Choose a New Wallpaper.
Aktivizimi ose çaktivizimi i zmadhimit të perspektivës: Kur zgjidhni një imazh për sfondin e ri, prekni butonin Perspective Zoom. Për sfond të vendosur tashmë, shkoni te cilësimi i Wallpapers & Brightness dhe prekni imazhin e ekranit Lock ose ekranit Home për të shfaqur butonin e Perspective Zoom. Cilësimi i Perspective Zoom përcakton nëse sfondi i zgjedhur zmadhohet automatikisht.
Shënim: Butoni Perspective Zoom nuk shfaqet nëse është aktivizuar Reduce Motion (në cilësimet e Accessibility). Shikoni Ngadalësimi i lëvizjes së ekranit.