Sistemimi i aplikacioneve: Prekni dhe mbani prekur një aplikacion në ekranin Home derisa ai të fillojë të lëkundet dhe më pas zvarritni aplikacionet rrotull. Zvarritni një aplikacion në anë të ekranit për ta zhvendosur në një ekran tjetër Home, ose në platformën në fund të ekranit. Shtypni butonin Home për të ruajtur sistemimin tuaj.
Krijimi i një ekrani të ri Home: Gjatë sistemimit të aplikacioneve, zvarrisni një aplikacion në anën e djathtë të ekranit të fundit Home. Pikat mbi platformë tregojnë se sa ekrane Home keni dhe se cilin po shikoni.
Ju gjithashtu mund të personalizoni ekranin Home duke përdorur iTunes kur iPhone lidhet me kompjuterin tuaj. Tek iTunes, zgjidhni iPhone dhe më pas klikoni Apps.
Nisja nga fillimi: Shkoni te Settings > General > Reset më pas prekni Reset Home Screen Layout për të kthyer ekranin Home dhe aplikacionet në pamjen e tyre origjinale. Dosjet hiqen dhe sfondi origjinal rikthehet në gjendje fillestare.