Cilësimet e Privacy ju lejojnë të shikoni dhe kontrolloni se cilat aplikacione dhe shërbime sistemi kanë akses në Location Services dhe te kontaktet, kalendarët, kujtuesit dhe fotot.
Location Services u mundëson aplikacioneve si Reminders, Maps dhe Camera të mbledhin dhe të përdorin të dhëna që tregojnë vendndodhjen tuaj. Vendndodhja juaj e përafërt përcaktohet duke përdorur informacionin e të dhënave të rrjetit celular, rrjetet lokale Wi-Fi (nëse keni aktivizuar Wi-Fi) dhe GPS (mund të mos disponohet në të gjitha zonat). Të dhënat e vendndodhjes që mblidhen nga Apple nuk mblidhen në formë të atillë që do t'ju identifikonte personalisht. Kur një aplikacion është duke përdorur Location Services, shfaqet në shiritin e gjendjes.
Aktivizimi ose çaktivizimi i Location Services: Shkoni te Settings > Privacy > Location Services. Ju mund ta çaktivizoni për disa ose për të gjitha aplikacionet dhe shërbimet. Nëse çaktivizoni Location Services, do t'ju kërkohet t'i riaktivizoni herën tjetër kur një aplikacion ose shërbim provon ta përdorë atë.
Çaktivizimi i Location Services për shërbimet e sistemit: Një numër shërbimesh sistemi, si kalibrimi i busullës dhe iAds të bazuara në vendndodhje, përdorin Location Services. Për të parë statusin e tyre, aktivizojini ose çaktivizojini ose shfaqni në shiritin e menysë kur këto shërbime përdorin vendndodhjen tuaj, shkoni te Settings > Privacy > Location Services > System Services.
Çaktivizimi i aksesit në informacionin privat: Shkoni te Settings > Privacy. Ju mund të shihni se cilat aplikacione dhe tipare kanë kërkuar akses dhe u është dhënë akses në informacionin e mëposhtëm:
Contacts
Calendar
Reminders
Photos
Bluetooth Sharing
Microphone
Twitter
Facebook
Ju mund të çaktivizoni aksesin për secilin aplikacion në secilën kategori informacioni. Rishikoni kushtet dhe politikën e privatësisë për secilin aplikacion të palëve të treta për të kuptuar se si ai i përdor të dhënat që kërkon.