Kryerja e thirrjeve dhe kontrolli i luajtjes së muzikës me Voice Control. (Në iPhone 4s ose version të mëvonshëm, ju mund të përdorni gjithashtu Siri për të kontrolluar iPhone përmes zërit. Shikoni Bërja e kërkesave.)

Shënim: Voice Control dhe cilësimet e Voice Control nuk janë të disponueshme kur Siri është i aktivizuar.

Ekrani i kontrollit me zë tregon shembuj të komandave që mund të përdorni. Një formë vale që shfaqet përgjatë fundit të ekranit.
  • Përdorimi i Voice Control: Çaktivizoni Siri te Settings > General > Siri, më pas shtypni dhe mbani shtypur butonin Home derisa të shfaqet ekrani Voice Control dhe ju të dëgjoni një sinjal, ose shtypni dhe mbani shtypur butonin e qendrës së kufjes suaj. Shikoni Përdorimi i një kufjeje Apple.

Për rezultate më të mira:

  • Flisni qartë dhe natyrshëm.

  • Thoni vetëm komandat e Voice Control, emra dhe numra. Pushoni pak midis komandave.

  • Përdorni emra të plotë.

  • Ndryshimi i gjuhës për Voice Control: Me parazgjedhje, Voice Control pret që ju të thoni komandat zanore të gjuhës në të cilën është konfiguruar iPhone (te Settings > General > International > Language). Për të përdorur Voice Control në një gjuhë tjetër, shkoni te Settings > General > International > Voice Control.

Voice Control për aplikacionin Music është gjithnjë aktiv, por mund të ndaloni thirrjen me Voice Control nëse iPhone është bllokuar. Shkoni te Settings > General > Touch ID & Passcode (iPhone 5s) ose Settings > Passcode (modelet e tjera) dhe çaktivizoni Voice Dial.

Për komanda specifike, shihni Kryerja e një thirrjeje dhe Siri dhe Voice Control. Për më shumë rreth përdorimit të Voice Control, duke përfshirë dhe informacionin për përdorim të Voice Control në gjuhë të ndryshme, vizitoni support.apple.com/kb/HT3597.