Notification Center grumbullon të gjitha njoftimet tuaja në një vend, në mënyrë që t'i shqyrtoni kurdo që të jeni gati. Shqyrtoni të gjitha sinjalizimet, ose vetëm ato që i kanë shpëtuar vëmendjes. Ose prekni skedën Today për një përmbledhje të ngjarjeve të ditës, si p.sh. parashikimin e motit, kushtet e trafikut për udhëtimet e përditshme (iPhone 4s ose version më i ri), takimet, ditëlindjet, kuotimet e bursës, dhe madje edhe një përmbledhje të shpejtë se çfarë do të bëni të nesërmen.

  • Hapja e Notification Center: Rrëshqitni poshtë nga kreu i ekranit.

Pamje e sotme e Notification Center që tregon datën, parashikimin aktual të motit dhe ngjarjet e ditës.
  • Vendosja e opsioneve të njoftimit: Shkoni te Settings > Notification Center. Prekni një aplikacion për të vendosur opsionet e tij të njoftimit. Ju mund të prekni gjithashtu Edit për të sistemuar rendin e njoftimeve të aplikacioneve. Prekni ikona e Grabber, më pas zvarriteni në një pozicion të ri.

Shënim: Për të përfshirë kushtet e trafikut për udhëtimet e përditshme (iPhone 4s ose version më i ri) në skedën Today, sigurohuni që të jetë aktivizuar Frequent Locations te Settings > Privacy > Location Services > System Services > Frequent Locations.

  • Marrja e sinjalizimeve nga qeveria: Në disa zona, ju mund të aktivizoni sinjalizimet në listën Government Alerts. Shkoni te Settings > Notification Center.

Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, iPhone 4s ose versionet e mëvonshme mund të marrin sinjalizime presidenciale dhe ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni AMBER dhe Emergency Alerts (janë të aktivizuara me parazgjedhje) që përfshijnë sinjalizimet Severe dhe Extreme Imminent Threat. Në Japoni, iPhone 4 mund të marrin sinjalizime për emergjencë tërmeti nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Sinjalizimet qeveritare variojnë nga operatori dhe modeli i iPhone dhe mund të mos funksionojnë në të gjitha kushtet.

  • Mbyllja e Notification Center: Rrëshqisni lart ose shtypni butonin Home.