Prekni një fushë teksti për të parë tastierën virtuale, më pas prekni shkronjat për të shkruar. Nëse prekni tastin e gabuar, mund të rrëshqitni gishtin tuaj drejt tastit të saktë. Shkronja nuk futet derisa të hiqni gishtin nga tasti.
Mund të përdorni edhe tastierën Apple me valë për të futur tekst. Shikoni Përdorimi i një tastiere Apple me valë. Për të diktuar në vend të shkrimit, shihni Diktimi.
Prekni Shift për të shkruar me shkronja të mëdha, ose prekni tastin Shift, dhe rrëshqitni te një shkronjë. Prekni dy herë Shift për të aktivizuar shkronjat kapitale. Për të futur numra, shenja pikësimi apo simbole, prekni tastin Number ose tastin Symbol . Për të përfunduar me shpejtësi një fjali me pikë dhe hapësirë, prekni dy herë tastin e hapësirës.
Në varësi të aplikacionit dhe të gjuhës që përdorni, iPhone mund të korrigjojë gabimet e drejtshkrimit dhe të parashikojë atë që po shkruani. Pranoni një sugjerim duke futur një hapësirë apo shenjë pikësimi, ose duke prekur tastin e kthimit. Për të refuzuar një sugjerim, prekni “x.” Nëse refuzoni të njëjtin sugjerim disa herë, iPhone nuk e sugjeron atë më. Nëse shikoni një fjalë të nënvizuar me të kuqe, prekeni për të parë korrigjimet e sugjeruara. Nëse fjala që dëshironi nuk shfaqet, shkruani korrigjimin.
Për të vendosur opsionet për shkrimin shkoni te Settings > General > Keyboard.