iCloud Keychain ruan emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet në faqe interneti, së bashku me të dhënat e kartave të kreditit dhe informacionet që caktoni te Safari të përditësuara në iPhone dhe në pajisjet e tjera të caktuara iOS dhe Mac që punojnë me OS X Mavericks.

iCloud Keychain punon me Safari Password Generator dhe AutoFill. Kur konfiguroni llogari të re, Safari Password Generator sugjeron fjalëkalime unike dhe të vështira për t'u hamendësuar. Mund të përdorni AutoFill për ta bërë iPhone të vendosë të dhënat e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimin, duke e thjeshtuar identifikimin. Shikoni Plotësimi i formularëve.

Shënim: Disa faqe interneti nuk e mbështesin AutoFill.

iCloud Keychain funksionon tek të gjitha pajisjet tuaja të miratuara iOS 7 dhe Mac që punojnë me OS X Mavericks. iCloud Keychain sigurohet me enkriptim 256-bit AES gjatë ruajtjes dhe transmetimit dhe nuk mund të lexohet nga Apple.

  • Konfigurimi i iCloud Keychain: Shkoni te Settings > iCloud > Keychain. Aktivizoni iCloud Keychain dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse e keni konfiguruar iCloud Keychain në pajisje të tjera, duhet të miratoni përdorimin e iCloud Keychain nga një prej këtyre pajisjeve ose të përdorni kodin e sigurisë së iCloud.

E rëndësishme: Nëse e harroni kodin e sigurisë së iCloud, duhet të filloni nga e para dhe ta konfiguroni sërish iCloud Keychain.

  • Konfigurimi i AutoFill: Shkoni te Settings > Safari > Passwords & AutoFill. Sigurohuni që Names and Passwords dhe Credit Cards të jenë aktivizuar (ato aktivizohen në mënyrë të parazgjedhur). Për të shtuar të dhënat e kartës së kreditit, prekni Saved Credit Cards.

    Kodi i sigurisë për kartën e kreditit nuk ruhet, atë duhet ta vendosni manualisht.

Për të plotësuar automatikisht emra, fjalëkalime ose të dhëna të kartës së kreditit në faqe që i mbështesin ato, prekni një fushë teksti dhe prekni AutoFill.

Për të mbrojtur informacionin tuaj personal, vendosni një kod nëse aktivizoni iCloud Keychain dhe AutoFill.