Për siguri më të mirë, mund të vendosni një kod që mund të futet sa herë që ndizni ose zgjoni iPhone.
Caktimi i kodit: Shkoni te Settings > Touch ID & Passcode (iPhone 5s) ose Settings > Passcode (modelet e tjera) dhe vendosni një kod me 4 shifra.
Vendosja e një kodi aktivizon mbrojtjen e të dhënave, duke përdorur kodin tuaj si çelës për shifrimin e mesazheve të postës dhe të bashkëngjitjeve të ruajtura në iPhone, duke përdorur shifrimin 256 bit AES. (Edhe aplikacionet e tjera mund të përdorin mbrojtjen e të dhënave).
Rritja e sigurisë: Çaktivizoni Simple Passcode dhe përdorni një kod më të gjatë. Për të vendosur një kod që është kombinim numrash dhe shkronjash, përdorni tastierën. Nëse preferoni të zhbllokoni iPhone duke përdorur tastierë numerike, krijoni një kod duke përdorur vetëm numra.
Shtoni shenjat e gishtave dhe vendosni opsionet për sensorin Touch ID: (iPhone 5s) Shkoni te Settings > Touch ID & Passcode. Shikoni Sensori Touch ID.
-
Lejimi i aksesit te Siri kur bllokohet iPhone: Shkoni te Settings > Touch ID & Passcode (iPhone 5s) ose Settings > Passcode (modelet e tjera). Veçoritë opsionale përfshijnë:
Voice Dial
Siri (nëse është aktivizuar, shihni Cilësimet e Siri)
Passbook (shikoni Pamje e shpejtë e Passbook)
Reply with Message (shikoni Kur thërret dikush.)
Lejimi i aksesit te Control Center kur bllokohet iPhone: Shkoni te Settings > Control Center. Shikoni Control Center.
Fshirja e të dhënave pas dhjetë provave të dështuara të futjes së kodit: Shkoni te Settings > Touch ID & Passcode (iPhone 5s) ose Settings > Passcode (modelet e tjera) më pas prekni Erase Data. Pas dhjetë përpjekjeve të dështuara për futjen e fjalëkalimit, të gjitha cilësimet rivendosen dhe media-t fshihen duke hequr çelësin e kodifikimit për të dhënat.
Nëse e keni harruar kodin, duhet të rivendosni softuerin e iPhone. Shikoni Restaurimi i iPhone.