Kryerja e një thirrjeje me FaceTime: Sigurohuni që FaceTime të jetë aktivizuar te Settings > FaceTime. Prekni FaceTime, më pas prekni Contacts dhe zgjidhni një emër. Prekni
për të kryer një thirrje video ose
për të kryer një thirrje audio.

Përdorni zërin për të filluar thirrjen. Mbani shtypur butonin Home dhe më pas thoni “FaceTime,” e ndjekur nga emri i personit që do të telefonohet.
Dëshironi të thërrisni sërish? Prekni Recents, pastaj zgjidhni një emër ose numër.
Nuk mund t'i përgjigjeni thirrjes për momentin? Kur vjen një thirrje FaceTime, ju mund të përgjigjeni, mund ta refuzoni ose mund të zgjidhni një opsion tjetër.

Shikoni të gjithë grupin: Rrotulloni iPhone për të përdorur FaceTime në orientim horizontal. Për të shmangur ndryshimet e padëshiruara të orientimit, bllokoni iPhone në orientim vertikal. Shikoni Ndryshimi i orientimit të ekranit.