• Kryerja e shumë detyrave gjatë një thirrjeje.  Shtypni butonin Home, pastaj prekni një ikonë aplikacioni. Ju ende mund të flisni me mikun tuaj, por nuk mund ta shihni njëri-tjetrin. Për t'u kthyer te videoja, prekni shiritin e gjelbër në pjesën e sipërme të pamjes.

  • Përfitoni nga Favorites:  Prekni Favorites. Për të shtuar një të preferuar, prekni shenja plus, më pas zgjidhni një kontakt dhe shtojeni te Favorites si FaceTime Audio ose FaceTime. Për të thirrur një të preferuar, prekni emrin në listë. Sigurohuni që numrat e telefonit për kontaktet jashtë rajonit tuaj të përfshijnë prefiksin e shtetit dhe të zonës.

  • Vetëm njërën thirrje:  Thirrjet FaceTime nuk transferohen. Nëse ju vjen një thirrje tjetër kur jeni duke kryer një thirrje FaceTime, ju mund të përfundoni thirrjen FaceTime dhe t'i përgjigjeni thirrjes hyrëse, mund të refuzoni thirrjen hyrëse ose mund të përgjigjeni me mesazh me tekst.

  • Bllokimi i telefonuesve të padëshiruar:  Shkoni te Settings > FaceTime > Blocked > Add New. Ju nuk do të merrni thirrje zanore, thirrje FaceTime apo mesazhe me tekst nga thirrësit e bllokuar. Për më shumë informacion mbi bllokimin e thirrjeve, vizitoni support.apple.com/kb/HT5845.

Opsionet e tjera te Settings lejojnë aktivizimin apo çaktivizimin e FaceTime, specifikimin e një numri telefoni, Apple ID ose adrese emaili për t'u përdorur me FaceTime dhe vendosjen e identifikimit të telefonuesit.