Përdorni FaceTime për të kryer thirrje video apo audio drejt pajisjeve të tjera iOS ose kompjuterëve që mbështesin FaceTime. Kamera FaceTime ju lejon të bisedoni ballë për ballë; kaloni në kamerën e pasme iSight (jo e disponueshme në të gjitha modelet) për të ndarë atë që shihni rreth e rrotull.

Shënim: FaceTime mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha zonat.

Ekrani FaceTime që tregon një thirrje që në proces dhe fytyrën e telefonuesit që mbush shumicën e ekranit. Imazhi juaj ndodhet në pjesën djathtas lart. Në pjesën e poshtme, nga e majta në të djathtë, ndodhen butonat Switch Camera, End dhe Mute.

Me një lidhje Wi-Fi dhe një ID Apple, ju mund të kryeni dhe të merrni thirrje FaceTime (hyni në fillim duke përdorur ID tuaj Apple, ose krijoni një llogari të re). Në iPhone 4s ose version i mëvonshëm, mund të kryeni thirrje FaceTime edhe me lidhje të dhënash celulare, e cila mund të sjellë tarifime shtesë. Për të çaktivizuar këtë veçori, shkoni te Settings > Cellular. Për më shumë informacion mbi përdorimin dhe cilësimet celulare, shihni Cilësimet e Cellular.