Data dhe ora zakonisht vendosen për ju bazuar në vendndodhjen tuaj, hidhini një sy ekranit Lock për të parë nëse janë të sakta.
Caktimi i iPhone për përditësim automatik të datës dhe të orës: Shkoni te Settings > General > Date & Time, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni Set Automatically. Nëse caktoni iPhone të përditësojë automatikisht orën, ai merr orën e saktë nga rrjeti celular dhe e përditëson atë për brezin orar ku ndodheni. Disa operatorë nuk e mbështesin orën nga rrjeti, prandaj në disa zona iPhone mund të mos jetë në gjendje të përcaktojë automatikisht orën lokale.
Caktimi manual i datës dhe i orës: Shkoni te Settings > General > Date & Time, pastaj çaktivizoni Set Automatically.
Caktimi i iPhone për të shfaqur kohën në format 24-orësh ose 12-orësh: Shkoni te Settings > General > Date & Time, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni 24-Hour Time. (24-Hour Time mund të mos disponohet në të gjitha zonat.)