iCloud ruan përmbajtjen tuaj përfshirë muzikën, fotot, kontaktet, kalendarët dhe dokumentet e mbështetura. Përmbajtja e ruajtur në iCloud dërgohet me valë drejt pajisjeve të tjera iOS dhe kompjuterëve tuaj të konfiguruar me të njëjtën llogari iCloud.

iCloud është e disponueshme në pajisjet me iOS 5 ose version më të ri, në kompjuterët Mac me OS X Lion v10.7.2 ose version më të ri, si dhe në kompjuterët PC me iCloud Control Panel për Windows (kërkohet Windows 7 ose Windows 8).

Shënim: iCloud mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha zonat, dhe veçoritë iCloud mund të variojnë sipas zonës. Për më shumë informacion, shihni www.apple.com/icloud.

Veçoritë e iCloud përfshijnë:

  • iTunes in the Cloud—Shkarkoni falas në iPhone në çdo moment blerje të mëparshme muzike dhe videosh në iTunes Store. Nëpërmjet një pajtimi në iTunes Match, e gjithë muzika juaj, duke përfshirë muzikën që keni importuar nga CD-të ose keni blerë diku tjetër përveç iTunes Store, shfaqet në të gjitha pajisjet tuaja dhe mund të shkarkohet dhe luhet sipas kërkesës. Shikoni iTunes Match.

  • Apps and Books—Shkarkoni falas në iPhone në çdo moment blerje të mëparshme nga App Store dhe iBooks Store.

  • Photos—Përdorni Photo Stream për t'i dërguar fotot që nxirrni me iPhone drejt pajisjeve të tjera, automatikisht. Përdorni iCloud Photo Sharing për të ndarë foto dhe video vetëm me personat që zgjidhni, dhe t'i lejoni ata të shtojnë foto, video dhe komente. Shikoni iCloud Photo Sharing dhe My Photo Stream.

  • Documents in the Cloud—Për aplikacionet e aktivizuara në iCloud, ruani të përditësuara dokumente dhe të dhëna aplikacionesh në të gjitha pajisjet tuaja.

  • Mail, Contacts, Calendars—Mbani të përditësuara kontaktet e emailit, kalendarët, shënimet dhe kujtuesit në të gjitha pajisjet tuaja.

  • Backup—Rezervoni iPhone në iCloud automatikisht kur lidheni me rrymën dhe me Wi-Fi. Të gjitha të dhënat e iCloud dhe rezervimet e dërguara përmes internetit janë të enkriptuara. Shikoni Rezervimi i iPhone.

  • Find My iPhone—Gjeni telefonin tuaj iPhone në hartë, shfaqni një mesazh, luani një tingull, bllokoni ekranin ose fshini të dhënat në distancë. Find My iPhone përfshin Activation Lock, i cili kërkon ID-në dhe fjalëkalimin tuaj në Apple për të çaktivizuar Find My iPhone ose për të fshirë pajisjen. ID-ja dhe fjalëkalimi juaj në Apple kërkohen gjithashtu përpara se dikush të mund ta riaktivizojë iPhone. Shikoni Find My iPhone.

  • iCloud Tabs—Shikoni faqet e uebit që keni hapur në pajisjet tuaja të tjera iOS dhe kompjuterët OS X. Shikoni Ndarja e atyre që zbuloni.

  • iCloud Keychain—Mbajini fjalëkalimet dhe informacionin e kartës së kreditit të përditësuar në të gjitha pajisjet e caktuara. Shikoni iCloud Keychain.

  • Find My Friends—Ndani vendndodhjen tuaj me personat që janë të rëndësishëm për ju. Shkarkoni aplikacionin falas nga App Store.

Me iCloud, ju merrni një llogari emaili falas dhe 5 GB hapësirë ruajtjeje për postën tuaj, dokumentet dhe rezervimet. Muzika, aplikacionet, shfaqjet televizive, librat si edhe transmetimet e fotove nuk llogariten në hapësirën tuaj të disponueshme.

  • Hyni ose krijoni një llogari iCloud dhe vendosni opsionet e iCloud: Shkoni te Settings > iCloud.

  • Blerja e hapësirës shtesë të ruajtjes në iCloud: Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup, më pas prekni Buy More Storage ose Change Storage Plan. Për informacion mbi blerjen e hapësirës së ruajtjes në iCloud shikoni iCloud Help.

  • Shikimi dhe shkarkimi i blerjeve të mëparshme:

  • Blerjet në iTunes Store: Ju mund të aksesoni këngët dhe videot tuaja të blera në aplikacionet Music dhe Videos. Ose, shkoni te iTunes Store, prekni More, më pas prekni Purchased.

  • Blerjet në App Store: Shkoni te App Store, prekni Updates dhe më pas prekni Purchased.

  • Blerjet në iBooks Store: Shkoni te iBooks, prekni Store dhe më pas prekni Purchased.

  • Aktivizimi i shkarkimeve automatike për muzikën, aplikacionet ose librat: Shkoni te Settings > iTunes & App Stores.

Për më shumë informacion rreth iCloud, shikoni www.apple.com/icloud. Për informacion mbështetës, vizitoni www.apple.com/emea/support/icloud.