iPhone funksionon me iCloud, MobileMe, Microsoft Exchange dhe me shumë prej ofruesve të shërbimit të emailit, të kontakteve dhe të kalendarit të bazuar në internet.
Ju mund të konfiguroni një llogari falas iCloud kur konfiguroni fillimisht iPhone, ose më vonë te Settings. Shikoni iCloud.
Konfigurimi i një llogarie: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Add Account. Nëse konfiguroni një llogari iCloud, ju mund ta bëni këtë edhe te Settings > iCloud.
Ju mund t'i shtoni kontaktet duke përdorur një llogari LDAP ose CardDAV nëse kompania ose organizata juaj e mbështet atë. Shikoni Shtimi i kontakteve.
Ju mund të shtoni kalendarët duke përdorur një llogari kalendari CalDAV dhe mund të pajtoheni te kalendarët iCalendar (.ics) ose t'i importoni ato nga Mail. Shikoni Përdorimi i shumë kalendarëve.