Nëse shfaqet në krye të ekranit, ju jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi. iPhone rilidhet në çdo kohë që ktheheni tek e njëjta vendndodhje.
Konfigurimi i Wi-Fi: Shkoni te Settings > Wi-Fi.
Zgjedhja e një rrjeti: Prekni një nga rrjetet e renditura dhe vendosni fjalëkalimin, nëse ju kërkohet.
Për t'u pyetur për t'u lidhur me rrjetet: Aktivizoni “Ask to Join Networks” që t'ju kërkohet kur disponohet një rrjet Wi-Fi. Ndryshe, duhet të lidheni manualisht me një rrjet kur nuk disponohet një rrjet që nuk keni përdorur më parë.
Harrimi i një rrjeti: Prekni në krah të rrjetit ku keni hyrë më parë. Pastaj prekni “Forget this Network.”
Hyrja në rrjet Wi-Fi të mbyllur: Prekni Other, më pas vendosni emrin e rrjetit të mbyllur. Ju duhet të dini emrin e rrjetit, llojin e sigurisë dhe fjalëkalimin (nëse kërkohet).
Përshtatja e cilësimeve për një rrjet Wi-Fi: Prekni pranë një rrjeti. Ju mund të vendosni një server përfaqësues HTTP, të përcaktoni cilësime statike rrjeti, të aktivizoni BootP ose të rinovoni cilësimet e ofruara nga një server DHCP.
Konfigurimi i rrjetit tuaj Wi-Fi: Nëse keni të aktivizuar dhe brenda rrezes një stacion bazë të pakonfiguruar AirPort, ju mund të përdorni iPhone për ta konfiguruar atë. Shkoni te Settings > Wi-Fi dhe kërkoni “Set up an AirPort base station”. Prekni stacionin tuaj bazë dhe pjesën tjetër do ta bëjë Setup Assistant.
Menaxhimi i një rrjeti AirPort: Nëse iPhone është i lidhur me një stacion bazë AirPort, shkoni te Settings > Wi-Fi, prekni pranë emrit të rrjetit, më pas prekeni Manage this Network. Nëse nuk e keni shkarkuar ende AirPort Utility, prekni OK për të hapur App Store dhe për ta shkarkuar atë.