Nëse ju kanë dhënë një kartë SIM për ta instaluar, instalojeni atë përpara konfigurimit të iPhone.

E rëndësishme: Kërkohet kartë Micro-SIM (iPhone 4 dhe iPhone 4s) ose kartë Nano-SIM (iPhone 5 ose version më i ri) për të përdorur shërbimet celulare kur lidheni me rrjete GSM dhe disa rrjete CDMA. Telefonat iPhone 4s ose version më i ri, që janë aktivizuar në një rrjet me valë CDMA mund të përdorin gjithashtu karta SIM për lidhje me një rrjet GSM, kryesisht për roaming ndërkombëtar. Telefoni juaj iPhone i nënshtrohet politikave të operatorit të shërbimit me valë, të cilat mund të përfshijnë kufizime për ndërrimin e operatorëve të shërbimit dhe për roaming, edhe pas përfundimit të një kontrate minimale të kërkuar shërbimi. Kontaktoni me operatorin e shërbimit tuaj me valë për më shumë detaje. Disponueshmëria e aftësive celulare varet nga rrjeti me valë.

Tre pamje të njëpasnjëshme të anës së djathtë të iPhone. Së pari, fusni një kapëse letre ose mjetin e nxjerrjes së kartës SIM në vrimën e mbajtëses së kartës SIM në anë të iPhone për të nxjerrë dhe hequr mbajtësen. Së dyti, vendosni kartën SIM në mbajtësen e kartës, këndi i prerë i kartës tregon orientimin e duhur. Së treti, fusni kartën sërish në iPhone mbajtësen e kartës SIM.