Shtimi i miqve në një lojë me shumë lojtarë: Prekni Friends, zgjidhni një mik, zgjidhni një lojë, më pas prekni Play. Nëse loja lejon ose kërkon më shumë lojtarë, zgjidhni lojtarët dhe pastaj prekni Next. Dërgoni ftesën tuaj, pastaj pritni që të tjerët ta pranojnë atë. Kur të gjithë të jenë gati, nisni lojën. Nëse një mik nuk është i disponueshëm ose nuk përgjigjet, ju mund të prekni Auto-Match që Game Center të gjejë një lojtar tjetër ose prekni Invite Friend që të ftoni dikë tjetër.
Dërgimi i një kërkese si mik: Prekni Friends, prekni , më pas futni adresën e emailit të mikut ose pseudonimin e tij në Game Center. Për së shfletuar kontaktet tuaja, prekni . (Për të shtuar disa miq në një kërkesë, shtypni Return pas çdo adrese.) Ose prekni një lojëtar që e shikoni diku në Game Center.
Si të sfidoni dikë që t'jua kalojë: Prekni një nga rezultatet ose arritjet tuaja, më pas prekni Challenge Friends.
Çfarë po luajnë miqtë tuaj dhe çfarë rezultatesh kanë? Prekni Friends, prekni emrin e mikut tuaj dhe pastaj prekni flluskën Games ose Points.
Dëshironi të blini një lojë që ka një miku juaj? Prekni Friends, më pas prekni emrin e mikut. Prekni një lojë në listën e lojërave të mikut tuaj, më pas prekni lart djathtas.
Njohja me miq të rinj: Për të parë një listë të miqve të mikut tuaj, prekni Friends, prekni emrin e mikut, më pas prekni flluskën e tyre Friends.
Heqja e një miku nga lista e miqve: Prekni Friends, prekni emrin e mikut, pastaj prekni në pjesën e sipërme djathtas.
Mbajtja private e adresës suaj të emailit: Çaktivizoni Public Profile në cilësimet e llogarisë tuaj në Game Center. Shikoni Cilësimet e Game Center më poshtë.
Çaktivizimi i aktivitetit me shumë lojtarë ose kërkesave për miqësi: Shkoni te Settings > General > Restrictions. Nëse janë çaktivizuar çelësat, në fillim prekni Enable Restrictions në krye.
Tregohuni të sjellshëm: Për të raportuar sjellje ofenduese apo të papërshtatshme, prekni Friends, prekni emrin e personit, prekni në pjesën e sipërme djathtas, më pas prekni Report a Problem.