Hapja e një libri: Prekni librin që doni të lexoni. Nëse nuk e shihni në Library, rrëshqitni majtas ose djathtas për të parë koleksionet e tjera.
Shfaqja e kontrolleve: Prekni pranë qendrës së një faqeje. Jo të gjithë librat kanë kontrolle të njëjta, por disa nga gjërat që mund të bëni përfshijnë kërkimin, shikimin e pasqyrës së lëndës dhe ndarjen e asaj që po lexoni.
Zmadhimi i një imazhi: Prekni dy herë mbi imazhin. Në disa libra, prekni dhe mbani shtypur për të shfaqur një xham zmadhues që mund ta përdorni për të parë një imazh.
Vajtja në faqe të caktuara: Përdorni kontrollet e navigimit të faqes në fund të ekranit. Ose, prekni dhe vendosni një numër faqeje, më pas prekni numrin e faqes te rezultatet e kërkimi.
Marrja e një përkufizimi: Prekni dy herë një fjalë, më pas prekni Define në menynë që shfaqet. Përkufizimet nuk janë të disponueshme për të gjitha gjuhët.
Mbajtja mend e vendit: Prekni për të shtuar një faqeshënues, ose prekeni sërish për ta hequr. Nuk është e nevojshme të vendosni faqeshënues kur mbyllni librin, sepse iBooks memorizon se ku e keni lënë. Ju mund të keni disa faqeshënues—për t'i parë të gjitha ato prekni , më pas prekni Bookmarks.
Mos harroni pjesët interesante: Disa libra ju lejojnë të shtoni theksime dhe shënime. Prekni dy herë një fjalë për ta zgjedhur, lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen, më pas prekni Highlight ose Note në menynë që shfaqet. Për të parë të gjitha theksimet dhe shënimet që keni bërë, prekni , më pas prekni Notes.
-
Ndarja e pjesëve interesante: Prekni një tekst të theksuar, më pas prekni . Nëse libri është nga iBooks Store, përfshihet automatikisht një lidhje drejt librit.
Ndarja e një lidhjeje për një libër: Prekni pranë qendrës së një faqeje për të shfaqur kontrollet, më pas prekni . Prekni dhe më pas prekni Share Book.
-
Ndryshimi i mënyrës së pamjes së një libri: Disa libra ju lejojnë të ndryshoni fontin, përmasën e fontit dhe ngjyrën e faqes. Prekni . Ju mund të ndryshoni qendërzimin ose ndarjen me vijë te Settings > iBooks. Këto cilësime vlejnë për të gjithë librat që i mbështesin ato.
Ndryshimi i ndriçimit: Prekni . Nëse nuk shihni , prekni në fillim.