Një listë librash në bibliotekës. Në pjesën e sipërme ndodhen butonat për ruajtjen, koleksionet dhe redaktimin e listës. Poshtë ndodhen butonat për sortimin e listës.
  • Organizimi i librave me koleksione: Prekni Edit dhe zgjidhni disa libra për t'i çuar në një koleksion. Për të redaktuar ose krijuar koleksione, prekni emrin e koleksionit aktual (në pjesën e sipërme të ekranit). Disa koleksione të integruara, si p.sh. PDF, nuk mund të riemërtohen apo fshihen.

  • Shikimi i librave sipas titullit ose kopertinës: Ulni poshtë listën e librave për të parë kontrollet, më pas prekni pamja rrjetë ose pamja listë.

  • Risistemimi i librave: Gjatë kohës që shikoni librat sipas kopertinës, prekni dhe mbani prekur një kopertinë dhe zvarriteni atë në një vendndodhje të re. Gjatë kohës që shikoni librat sipas titullit, sortoni listën duke përdorur butonat në fund të ekranit.

  • Kërkimi për libra: Uleni poshtë për të zbuluar fushën Search në krye të ekranit. Kërkimi kërkon për titullin dhe emrin e autorit.

  • Fshehja e librave të blerë më parë: Për të shfaqur ose fshehur librat e blerë më parë por që nuk janë shkarkuar, shkoni te Settings > iBooks > Show All Purchases.