Ju mund të përdorni tastierat për të shkruar disa gjuhë në mënyra të ndryshme. Disa shembuj janë Cangjie dhe Wubihua kineze, Kana japoneze dhe shenjat e fytyrave. Gjithashtu mund të përdorni gishtin ose një stilo për të shkruar germa kineze në ekran.
Përdorni tastierën për të formuar karaktere kineze nga tastet përbërëse Cangjie. Karakteret e propozuara shfaqen ndërkohë që shtypni. Prekni një karakter për ta zgjedhur ose vazhdoni të shtypni deri në pesë përbërës për të parë më tepër opsione
Formimi i karaktereve kineze Wubihua (vijëzim): Përdorni tastierën për të ndërtuar karakteret kineze duke përdorur deri në pesë vizime, në sekuencën e duhur të shkrimit: horizontalisht, vertikalisht, rënie majtas, rënie djathtas dhe kthesë. Për shembull, karakteri kinez 圈 (rrethi) duhet të fillojë me vijëzim vertikal 丨.
Ndërsa shkruani, shfaqen karakteret e propozuara kineze (karakteret më të përdorura shfaqen të parat). Prekni karakterin për ta zgjedhur.
Nëse nuk jeni i sigurt për vijëzimin e saktë, futni një yll (*). Për të parë opsione të tjera të karaktereve, shtypni një vizim tjetër ose lëvizni nëpër listën e karaktereve.
Prekni tastin që përputhet (匹配) për të shfaqur vetëm karakteret që përputhen saktësisht me atë çfarë shkruat.
Shkrimi i karaktereve kineze: Shkruani karakteret kineze direkt në ekran me gishtin tuaj kur janë të aktivizuara hyrja e shkrimit me dorë të kinezishtes së thjeshtuar ose tradicionale. Teksa shkruani vizimet e karaktereve, iPhone i njeh dhe shfaq karakteret përkatëse në një listë, me karakterin më të përafërt në krye. Kur zgjidhni një karakter, në listë shfaqen si opsione shtesë karakteret vijuese të ngjashme me të.
Ju mund të shkruani disa karaktere të komplikuara, si p.sh. 鱲 (pjesë e emrit të Aeroportit Ndërkombëtar të Hong-Kongut), duke shkruar dy ose më shumë karaktere përbërëse në sekuencë. Prekni karakterin për të zëvendësuar karakteret që shkruat. Njihen gjithashtu edhe karakteret romake.
Shkrimi Kana japoneze: Përdorni bllokun e tasteve kana për të zgjedhur rrokje. Për opsione me shumë rrokje, tërhiqeni listën majtas ose prekni tastin e shigjetës.
Shkrimi Romaji japoneze: Përdorni tastierën Romaji për të shkruar rrokjet: Zgjedhje alternative shfaqen përgjatë pjesës së sipërme të tastierës; prekni njërën për ta shkruar. Për opsione të tjera të rrokjeve, prekni tastin e shigjetës dhe zgjidhni një fjalë ose rrokje tjetër nga dritarja.
Shkrimi i shenjave me fytyra ose i emotikonave: Përdorni tastierën japoneze kana dhe prekni tastin . Ose, mund të:
Përdorni tastierën japoneze Romaji (QWERTY-paraqitja japoneze): Prekni , më pas prekni tastin .
Përdorni tastierën kinezishte (të thjeshtuar ose tradicionale) Pinyin ose (tradicionale) Zhuyin: Prekni , më pas prekni tastin .