-
Shfletimi sipas zhanrit: Prekni një prej kategorive (Music, Movies ose TV Shows). Prekni Genres për të rafinuar listën.
Nëse e dini se çfarë po kërkoni, prekni Search: Fusni informacionin në fushën e kërkimit, më pas prekni sërish Search.
Zbulimi i muzikës së re në iTunes Radio: Kur dëgjoni iTunes Radio dhe dëgjoni një këngë që ju pëlqen, mund të lidheni me iTunes Store për ta blerë, për ta shtuar në listën tuaj të dëshirave ose për të zbuluar muzikë të ngjashme. Shikoni iTunes Radio.
Paraafishimi i këngës ose e videos: Prekeni atë.
-
Jeni lodhur duke prekur More? Për të risistemuar butonat, prekni More, më pas prekni Edit. Për të zëvendësuar ikonën, zvarrisni një ikonë tjetër mbi atë që dëshironi të zëvendësoni. Pastaj prekni Done.