Ruajtja e një fotoje ose videoje në Camera Roll: Prekni dhe mbani prekur foton ose videon derisa të shfaqet një meny, më pas prekni Save Image.
Përdorimi i një bashkëngjitjeje me një aplikacion tjetër: Prekni dhe mbani prekur bashkëngjitjen derisa të shfaqet një meny, më pas prekni aplikacionin me të cilin dëshironi të hapni bashkëngjitjen.
Shikimi i mesazheve me bashkëngjitje: Kutia postare Attachments tregon mesazhe me bashkëngjitje nga të gjitha llogaritë. Për ta shtuar, prekni Edit ndërsa shikoni listën Mailboxes.