Një listë e pjesshme e kutisë hyrëse që tregon tre mesazhe, dy prej të cilave janë shënuar me shenjë.
  • Fshirja, zhvendosja ose shënimi i disa mesazheve: Kur shikoni një listë mesazhesh, prekni Edit. Zgjidhni disa mesazhe, pastaj zgjidhni një veprim. Nëse bëni një gabim, tundeni menjëherë iPhone për ta zhbërë.

  • Organizimi i postës me kuti postare: Prekni Edit te lista e kutive postare për të krijuar një të re ose për të riemërtuar a fshirë ndonjë. (Disa kuti postare të integruara nuk mund të ndryshohen). Ekzistojnë shumë kuti postare inteligjente, si p.sh. Unread, që shfaqin mesazhe nga të gjitha llogaritë tuaja. Prekni ato që doni të përdorni.

  • Rikuperimi i një mesazhi të fshirë: Shkoni te kutia postare Trash e llogarisë, hapni mesazhin, më pas prekni butoni Folder dhe lëvizeni mesazhin. Ose, nëse sapo e keni fshirë, tundeni iPhone për ta zhbërë. Për të parë mesazhet e fshira në të gjitha llogaritë tuaja, shtoni kutinë Trash. Për ta shtuar atë, prekni Edit te lista e kutive postare dhe zgjidheni nga lista.

  • Arkivimi në vend të fshirjes: Në vend që të fshini mesazhet, ju mund t'i arkivoni ato, në mënyrë që të jenë aty kur t'ju nevojiten. Aktivizoni Archive Mailbox te Settings > Mail, Contacts, Calendars > emri i llogarisë > Account > Advanced. Për të fshirë një mesazh në vend që ta arkivoni atë, prekni dhe mbani prekur butoni Archive, më pas prekni Delete.

  • Trajtimi i një mesazhi pa e hapur atë: Rrëshqitni majtas në mesazh, më pas prekni Trash ose Archive. Ose prekni More për ta zhvendosur, pasuar, përgjigjur, sinjalizuar, ose shënuar si të lexuar ose zhvendosur atë në dosjen Junk.

  • Fshehja e mbeturinave: Ju mund të caktoni se sa kohë do të qëndrojnë mesazhet e fshira në kutinë postare Trash. Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > emri i llogarisë > Account > Advanced.