Grumbullimi i mesazheve të rëndësishme: Shtoni persona të rëndësishëm në listën e VIP-ave, dhe mesazhet e tyre shfaqen të gjitha në kutinë postare të VIP-ave. Prekni emrin e dërguesit në një mesazh, më pas prekni Add to VIP. Për të shfaqur kutinë postare VIP, prekni Edit gjatë kohës që shikoni listën Mailboxes.
Marrja e njoftimeve për mesazhet e rëndësishme: Notification Center ju njofton kur merrni mesazhe në kutitë postare të preferuara, ose mesazhe nga VIP-at tuaj. Shkoni te Settings > Notification Center > Mail.
Sinjalizimi i një mesazhi për ta gjetur më vonë: Prekni gjatë kohës që lexoni mesazhin. Ju mund të ndryshoni pamjen e treguesit të mesazheve të sinjalizuara te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Flag Style. Për të parë kutinë postare Flagged, prekni Edit gjatë kohës që shikoni listën Mailboxes, më pas prekni Flagged.
Kërkimi për një mesazh: Lëvizni ose prekni në krye të listës së mesazheve për të zbuluar fushën e kërkimit. Me kërkimin kërkohen fushat e adresës, subjekti, dhe teksti i mesazhit. Për të kërkuar njëherazi disa llogari, kërkoni nga një kuti postare inteligjente, si p.sh. All Sent.
Kërkimi sipas kohës: Lëvizni ose prekni në krye të listës së mesazheve për të shfaqur fushën e kërkimit, më pas shkruani diçka p.sh. “February meeting” për të gjetur të gjitha mesazhet nga muaji shkurt me fjalën “meeting.”
Kërkimi sipas gjendjes së mesazhit: Për të gjetur të gjitha mesazhet e sinjalizuara, të palexuara nga personat në listën tuaj VIP, shkruani “flag unread vip.” Ju mund të kërkoni gjithashtu atribute të tjera të mesazheve, si p.sh. “attachment”.
Jo më postë të padëshiruar! Prekni gjatë kohës që lexoni një mesazh, më pas prekni Move to Junk për ta arkivuar atë në dosjen Junk. Nëse keni shënuar pa dashje një mesazh si të padëshiruar, tundeni iPhone menjëherë për ta zhbërë.
Vendosja e një kutie postare si të preferuar: Të preferuarat shfaqen në krye të listës së Mailboxes. Për të shtuar një, prekni Edit ndërsa shikoni listën Mailboxes. Prekni Add Mailbox, më pas përzgjidhni kutitë postare që do të shtoni. Mund të merrni gjithashtu njoftime të detyrueshme për kutitë e preferuara postare.