-
Nisja e një bisede me tekst: Prekni , më pas vendosni një numër telefoni ose adresë emaili, ose prekni dhe zgjidhni një kontakt.
Një pullë sinjalizimi shfaqet nëse një mesazh nuk mund të dërgohet. Prekni njoftimin në një bisedë për t'u përpjekur ta dërgoni sërish mesazhin. Prekni dy herë për të dërguar një mesazh si mesazh me tekst SMS.
Rikthimi te një bisedë: Prekni bisedën në listën e Messages.
Përdorimi i karaktereve me figurë: Shkoni te Settings > General > Keyboard > Keyboards > Add New Keyboard dhe prekni Emoji për të bërë të disponueshme atë tastierë. Kur shkruani një mesazh, prekni për të kaluar në tastierën Emoji. Shikoni Mënyrat speciale të futjes.
Shikimi i orës kur është dërguar apo marrë një mesazh: Zvarrisni një flluskë në të majtë.
Kryerja e një thirrjeje zanore ose thirrjeje FaceTime drejt personit që po i dërgoni mesazh: Prekni Contact në krye të ekranit, më pas prekni ose .
Shikimi i informacionin të kontaktit të një personi: Prekni Contact në krye të ekranit, më pas prekni . Prekni artikujt për të kryer veprimet, si p.sh. kryerjen e një telefonate FaceTime.
Shikimi i mesazheve të mëparshme në bisedë: Prekni shiritin e statusit për të lëvizur në krye. Prekni Load Earlier Messages nëse është e nevojshme.
Dërgimi i mesazheve drejt një grupi (iMessage dhe MMS): Prekni dhe më pas vendosni disa marrës. Me MMS, duhet të aktivizohet edhe mesazhimi në grup te Settings > Messages dhe përgjigjet ju dërgohen vetëm juve—kopje të tyre nuk u dërgohen personave të tjerë në grup.
Bllokimi i mesazheve të padëshiruara: Në kartën e kontaktit, prekni Block this Caller. Ju mund të shikoni kartën e kontaktit të dikujt kur shikoni një mesazh, duke prekur Contact, më pas prekni . Ju mund të bllokoni gjithashtu telefonuesit te Settings > Phone > Blocked. Ju nuk do të merrni thirrje zanore, thirrje FaceTime apo mesazhe me tekst nga thirrësit e bllokuar. Për më shumë informacion mbi bllokimin e thirrjeve, vizitoni support.apple.com/kb/HT5845.