Messages ju lejon të shkëmbeni mesazhe teksti me pajisje të tjera për SMS dhe MMS duke përdorur lidhjen tuaj celulare, si dhe me pajisje të tjera që iOS që përdorin iMessage.

PARALAJMËRIM: Për informacion të rëndësishëm mbi shmangien e shpërqendrimeve gjatë drejtimit të automjetit, shikoni Informacion i rëndësishëm për sigurinë.

iMessage është një shërbim i Apple që ju lejon të dërgoni mesazhe të pakufizuara me Wi-Fi (ose lidhje celulare) drejt të tjerëve duke përdorur iOS 5 ose version më të ri, ose OS X Mountain Lion ose version më të ri. Me iMessage, ju mund të shihni kur personat e tjerë janë duke shkruar, si dhe u lejon atyre të dinë se kur i keni lexuar mesazhet e tyre. Mesazhet e iMessage shfaqen në të gjitha pajisjet tuaja iOS që janë të hyra në të njëjtën llogari, kështu që mund të nisni një bisedë në njërën nga pajisjet tuaja dhe ta vazhdoni atë në një pajisje tjetër. Për siguri, mesazhet e iMessages shifrohen përpara dërgimit.