Shkoni te Settings > Music për të vendosur opsionet për Music, duke përfshirë:

  • Sound Check (për të normalizuar nivelin e volumit të përmbajtjes audio)

  • Barazuesin (EQ)

    Shënim: Cilësimet e EQ ndikojnë të gjithë daljen e tingullit, duke përfshirë folenë e kufjeve dhe AirPlay. (Cilësimet e EQ në përgjithësi i aplikohen vetëm muzikës së luajtur nga aplikacioni Music).

    Cilësimi Late Night ngjesh gamën dinamike të daljes audio, duke reduktuar volumin e pasazheve me tingull të lartë dhe duke ngritur volumin në pasazhet e qeta. Këtë cilësim mund të doni ta përdorni kur dëgjoni muzikë në një aeroplan ose në ambiente të tjera me zhurmë. (Cilësimi Late Night i aplikohet të gjithë daljes audio—videos si edhe muzikës).

  • Informacioni i tekstit

  • Grupimi sipas artistit të albumit

  • Vendosja e limitit të volumit: Shkoni te Settings > Music > Volume Limit.

Shënim: Në disa vende të Bashkimit Evropian (BE), iPhone mund të tregojë kur e vendosni volumin mbi nivelin e rekomanduar të BE-së për sigurinë e dëgjimit. Për të rritur volumin përtej këtij volumi, mund t'ju nevojitet të lironi shkurtimisht kontrollin e volumit. Për të kufizuar volumin maksimal të pajisjes në këtë nivel, shkoni te Settings > Music > Volume Limit dhe aktivizoni EU Volume Limit. Për të mos lejuar ndryshimet në limitin e volumit, shkoni te Settings > General > Restrictions.

  • Moslejimi i ndryshimeve në limitin e volumit: Shkoni te Settings > General > Restrictions > Volume Limit, dhe prekni Don’t Allow Changes.