Newsstand organizon aplikacionet e revistave dhe gazetave, dhe përditëson automatikisht publikimet tuaja kur iPhone është i lidhur me Wi-Fi.

Rafti i Newsstand me aplikacionet. Prekni dhe mbani prekur një publikim për të risistemuar raftin. Prekni butonin Store, poshtë djathtas, për të gjetur aplikacionet e Newsstand.
  • Gjetja e aplikacioneve për Newsstand:  Prekni Newsstand për të zbuluar raftin, më pas prekni Store. Kur blini një aplikacion Newsstand, ai shtohet në raft për akses të lehtë. Pasi aplikacioni shkarkohet, hapeni atë për të parë numrat dhe opsionet e pajtimit. Pajtimet janë blerje brenda aplikacioneve, të faturuara në llogarinë tuaj të dyqanit.

  • Çaktivizimi i përditësimeve automatike: Aplikacionet përditësohen automatikisht me anë të Wi-Fi, përveçse nëse e çaktivizoni opsionin te Settings > iTunes & App Store > Automatic Downloads.