Kur jeni në telefon ose kur dëgjoni këngë, filma a media të tjera, butonat në anë të iPhone rregullojnë volumin. Përndryshe, butonat kontrollojnë volumin për zilen, sinjalizimet dhe efekte të tjera zanore.

PARALAJMËRIM: Për informacion të rëndësishëm mbi shmangien e humbjes së dëgjimit, shikoni Informacion i rëndësishëm për sigurinë.

Pjesa e sipërme e iPhone me një pamje nga afër të butonave Ngritje e volumit dhe Ulje e volumit.
  • Bllokimi i volumit të ziles dhe të sinjalizimeve: Shkoni te Settings > Sounds dhe çaktivizoni “Change with Buttons”. Për të kufizuar volumin për muzikën dhe videot, shkoni te Settings > Music > Volume Limit.

Shënim: Në disa vende të Bashkimit Evropian (BE), iPhone mund të paralajmërojë nëse vendosni volumin mbi nivelin e rekomanduar të BE-së për sigurinë e dëgjimit. Për të rritur volumin përtej këtij volumi, mund t'ju nevojitet të lironi shkurtimisht kontrollin e volumit. Për të kufizuar volumin maksimal të pajisjes në këtë nivel, shkoni te Settings > Music > Volume Limit dhe aktivizoni EU Volume Limit. Për të mos lejuar ndryshimet në limitin e volumit, shkoni te Settings > General > Restrictions.

Ju mund të përdorni një nga butonat e volumit për të bërë një fotografi ose për të regjistruar një video. Shikoni Bërja e fotove dhe e videove.