Moslejimi i lejekalimeve që të shfaqen në ekranin Lock: Shkoni te Settings > Touch ID & Passcode (iPhone 5s) ose Settings > Passcode (modelet e tjera) më pas prekni Turn Passcode On. Më pas, te Allow Access When Locked, çaktivizoni Passbook. Për lejekalimet me njoftime, për të parandaluar shfaqjen e një lejekalimi të veçantë në ekranin Lock, prekni lejekalimin, prekni , më pas çaktivizoni Show On Lock Screen.
Vendosja e opsioneve të njoftimit: Shkoni te Settings > Notification Center > Passbook.
Përfshirja e lejekalimeve në pajisjet e tjera iOS: Shkoni te Settings > iCloud dhe aktivizoni Passbook.