Gjetja e aplikacioneve që mbështesin Passbook: Prekni “Apps for Passbook” në lejekalimin Welcome. Shtoni një lejekalim nga një aplikacion, email ose mesazh Messages, ose uebsajt kur kryeni një blerje ose merrni një kupon, ose dhuratë. Zakonisht, prekni ose klikoni lejekalimin ose lidhjen drejt një lejekalimi për ta shtuar në Passbook. Mund të skanoni gjithashtu kode nga reklamat apo faturat e shitësve, të cilat shkarkohen në Passbook.
Përdorimi i një lejekalimi: Nëse shfaqet një sinjalizim për një lejekalim në ekranin Lock, rrëshqiteni sinjalizimin për të shfaqur lejekalimin. Ose hapni Passbook, zgjidhni lejekalimin, më pas paraqisni në skaner barkodin që ndodhet në lejekalim.
Ndarja e një lejekalimi: Ju mund të ndani një lejekalim përmes Mail, Messages ose AirDrop (iPhone 5 ose version më i ri). Shikoni AirDrop, iCloud dhe mënyra të tjera për të ndarë.
Shfaqja e lejekalimit bazuar në vendndodhjen: Një lejekalim mund të shfaqet në ekranin Lock kur zgjoni iPhone në kohën ose vendin e duhur, për shembull, kur arrini në aeroport për një fluturim që do të merrni. Shërbimet e vendndodhjes duhet të jenë të aktivizuara në Settings > Privacy > Location Services.
Ndryshimi i renditjes së një lejekalimi: Zvarrisni një lejekalim në listë për ta zhvendosur në një vendndodhje të re. Renditja e lejekalimeve përditësohet në të gjitha pajisjet tuaja iOS 7.
Rifreskimi i një lejekalimi: Lejekalimet zakonisht përditësohen automatikisht. Për të rifreskuar një lejekalim manualisht, prekni lejekalimin, prekni , më pas rrëshqitni poshtë lejekalimin.
Ka përfunduar një lejekalim? Prekni lejekalimin, prekni pastaj prekni Delete.