Kryerja e një thirrjeje në iPhone është po aq e thjeshtë sa zgjedhja e një numri te kontaktet tuaja, ose prekja e një prej të preferuarave tuaja ose e thirrjeve të fundit. Ose thjesht kërkoni nga Siri “call Bob Jones”.
PARALAJMËRIM: Për informacion të rëndësishëm mbi shmangien e shpërqendrimeve gjatë një telefonate, shikoni Informacion i rëndësishëm për sigurinë.
Shtimi te të preferuarat: Me Favorites, ju mund të kryeni një thirrje me një prekje të vetme. Për të shtuar dikë në listën Favourites, prekni . Ju mund të shtoni gjithashtu emrat te Favourites nga Contacts. Te Contacts, prekni Add to Favorites në fund të një karte, dhe prekni numrin që do të shtoni.
Fshirja e një emri apo risistemimi i Favourites. Prekni Edit.
Kthimi i një thirrjeje të fundit: Prekni Recents, më pas prekni thirrjen. Prekni për të marrë më shumë informacion mbi thirrjen ose telefonuesin. Një pullë e kuqe tregon numrin e thirrjeve të humbura.
Thirrja manualisht: Prekni Keypad, futni numrin, pastaj prekni Call.
Ngjitja e një numri në bllokun e tasteve: Prekni ekranin mbi tastierë, pastaj prekni Paste.
Vendosja e një pauze të shkurtër (2 sekonda): Prekni tastin “*” derisa të shfaqet një presje.
Vendosja e një pauze të gjatë (për të vendosur në pauzë telefonimin derisa të prekni butonin Dial): Prekni tastin “*” derisa të shfaqet një pikëpresje.
Rithirrja e numrit të fundit: Prekni Keypad, prekni Call për të shfaqur numrin dhe më pas prekni Call sërish.
Përdorimi i Siri ose Voice Control: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Home, thoni "call" ose "dial" dhe më pas thoni emrin ose numrin. Ju mund të shtoni "at home", "work" ose "mobile". Shikoni Bërja e kërkesave dhe Programi Voice Control.
Për rezultate më të mira, shqiptoni emrin e plotë të personit që po thirrni. Kur thirrni me zë një numër, shqiptoni çdo shifër një nga një, për shembull, shqiptoni "four one five, five five five....". Për prefiksin 800 në SHBA, ju mund të shqiptoni "eight hundred".