Photos ju lejon të shikoni:

  • Camera Roll: fotot dhe videot që keni bërë në iPhone ose që i keni ruajtur nga një email, mesazh me tekst, faqe uebi ose pamje ekrani

  • Ndarja e fotove dhe e videove: Fotot dhe videot që keni ndarë me iCloud Photo Sharing ose që të tjerët kanë ndarë me ju (shikoni iCloud Photo Sharing)

  • Fotot dhe videot sinkronizohen nga kompjuteri juaj (shihni Sinkronizohuni me iTunes)

Pamja Moments e Photos. Butoni Collections shfaqet në këndin lart në të majtë dhe butoni Select në këndin lart në të djathtë. Skedat Photos, Shared dhe Albums shfaqen përgjatë fundit.
  • Shikimi i fotove dhe videove: Prekni Photos. Photos organizon fotot dhe videot tuaja automatikisht sipas momentit, koleksionit dhe vitit. Për të shfletuar me shpejtësi fotot në një koleksion ose vit, prekni dhe mbani për një moment, më pas zvarriteni.

Si parazgjedhje, Photos shfaq një nën-set përfaqësues të fotove kur shikoni sipas vitit ose sipas koleksionit. Për të parë të gjitha fotot tuaja, shkoni te Settings > Photos & Camera dhe çaktivizoni Summarize Photos.

  • Shikimi sipas ngjarjeve ose sipas fytyrave: Albumet që sinkronizoni me iPhoto 8.0 ose me version më të ri ose Aperture v3.0.2 ose version të mëvonshëm, mund të shikohen sipas ngjarjeve ose fytyrave. Prekni Albums, më pas lëvizni për të gjetur Events ose Faces.

  • Shikimi sipas vendndodhjes: Gjatë kohës që shikoni sipas vitit ose sipas koleksionit, prekni butoni i luajtjes. Fotot dhe videot që përfshijnë informacionin e vendndodhjes shfaqen në hartë, duke treguar se ku janë bërë.

Kur shikoni një foto ose video, prekeni për të shfaqur dhe fshehur kontrollet. Rrëshqisni majtas ose djathtas për të shkuar përpara ose prapa.

  • Zmadhimi ose zvogëlimi: Prekni dy herë, ose bashkoni apo largoni gishtat në një foto. Kur zmadhoni, ju mund të zvarrisni për të parë pjesë të tjera të fotos.

  • Luajtja e një videoje: Prekni butoni i luajtjes. Për të kaluar nga pamja në ekran të plotë në përshtatjen sipas ekranit, prekni dy herë ekranin.

  • Luajtja e një pamjeje rrëshqitëse: Kur shikoni një foto, prekni butoni i ndarjes, më pas prekni Slideshow. Zgjidhni opsionet dhe më pas prekni Start Slideshow. Për të ndaluar pamjen rrëshqitëse, prekni ekranin. Për të vendosur opsionet e tjera të pamjes rrëshqitëse, shkoni te Settings > Photos & Camera.

Për të transmetuar një pamje rrëshqitëse ose video në një TV shikoni AirPlay.