Shtimi i një kujtuesi: Prekni një listë, më pas prekni një vijë bosh.
Fshirja e një liste: Kur shikoni një listë, prekni Edit, më pas prekni Delete List.
Ndryshimi ose fshirja e një kujtuesi: Rrëshqitni kujtuesin majtas, më pas prekni Delete.
Ndryshimi i rendit të listave: Prekni dhe mbani prekur emrin e listës, më pas zvarrisni listën në një vendndodhje të re. Për të ndryshuar rendin e artikujve në një listë, prekni Edit.
Në cilën listë ishte? Lëvizni në krye për të parë fushën e kërkimit. Kërkohet në të gjitha listat, sipas emrit të kujtuesit. Ju mund të përdorni edhe Siri për të gjetur kujtues. Për shembull, thoni “Find the reminder about milk”.
Mos më shqetëso tani: Ju mund të çaktivizoni njoftimet Reminder te Settings > Notification Center. Për t'i vendosur ato përkohësisht në heshtje, aktivizoni Do Not Disturb.