Kërkimi në internet: Vendosni një URL ose fjalë kërkimi në fushën e kërkimit në pjesën e sipërme të faqes, pastaj prekni një term të sugjeruar ose prekni Go në tastierë për të kërkuar saktësisht atë që shkruat. Nëse nuk dëshironi t'i shihni fjalët e sugjeruara të kërkimit, shkoni te Settings > Safari > Smart Search Field dhe çaktivizoni Search Suggestions.
Vendosja e të preferuarave në krye të listës: Zgjidhini ato te Settings > Safari > Favorites.
Kërkimi i faqes: Lëvizni në fund të listës së rezultateve të sugjeruara dhe prekni futjen nën On This Page. Prekni për të parë përsëritjen tjetër në faqe.
Zgjedhja e instrumentit të kërkimit: Shkoni te Settings > Safari > Search Engine.