Ju mund të rregulloni cilësimet e Safari që të ruani private aktivitetet tuaja të shfletimit dhe të mbroheni nga uebsajtet keqdashëse.

  • Dëshironi të mos bini në sy? Aktivizoni Settings > Safari > Do Not Track. Safari do t'u kërkojë uebsajteve që vizitoni të mos gjurmojnë shfletimet tuaja, por kini parasysh: një uebsajt mund të zgjedhë të mos e respektojë kërkesën.

  • Kontrolli i kukive: Shkoni te Settings > Safari > Accept Cookies. Për të hequr kukit që janë tashmë në iPhone, shkoni te Settings > Safari > Clear Cookies and Data.

  • Lejimi i Safari-t të krijojë fjalëkalime të sigurta dhe t'i ruajë për ju: Prekni fushën e fjalëkalimit kur krijoni një llogari të re dhe Safari do t'ju ofrojë opsionin e krijimit të fjalëkalimit për ju.

    Pyetja e Safarit për sigurinë e fjalëkalimit.

  • Fshirja e historikut të shfletimit dhe të dhënave nga iPhone: Shkoni te Settings > Safari > Clear History dhe Settings > Safari > Clear Cookies and Data.

  • Vizitimi i sajteve pa krijuar historik: Prekni Private ndërkohë që shikoni faqet e hapura ose faqeshënuesit. Sajtet që vizitoni nuk do të shtohen më te History në iPhone tuaj.

  • Kujdes nga faqet e dyshimta të internetit: Aktivizoni Settings > Safari > Fraudulent Website Warning.